LDK nuk e mbështet shfuqizimin e Speciales

Aktuale December 22, 2017 - 19:29

Lidhja Demokratike e Kosovës është kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale, për të cilën po kërkohet të mbahet seancë  e jashtëzakonshme sonte, rapotron zeri.info.

Kështu ka bërë të ditur në një konferencë deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, i cili ka thënë se kjo rrezikon raportet me shtetet ndërkombëtare.

“Tendenca për ta shfuqizuar ligjin është tepër e rrezikshme dhe e fut vendin në aventura të paparashikueshme. LDK fton subjektet politike dhe institucionet që të reflektojnë në përputhje me interesat te qytetarëve. LDK në asnjë rast nuk do të jetë pjese e veprimeve të pamatura dhe nuk do të lejojë që vendi të futet në rretahan të paqarta”, ka deklaruar Shala./Zeri