Nxënësit e gjimnazit “Eqrem Qabej” vazhdojnë të mbajnë mësim në të ftohtë (VIDEO)

Aktuale December 13, 2017 - 20:48

Shumica mbajnë mësim me xhaketa veshur e detyrohen të mbajnë edhe dorëza.

Nxënësit e gjimnazit “Eqrem Qabej” në Prishtinën e kanë ftohtë nëpër klasa çdo dimër.

Këto telashe, mbetën në këtë shkollë që nga përurimi i saj në vitin 2012, ani se në ndërkohë, ishin sanuar telashet me hapjet nëpër dritare, njofton Klan Kosova.

Se shkolla është shumë e ftoftë dhe me dritare të pa izoluara e pranon edhe drejtori i këtij institucioni Ilaz Haziri.