Ambasada Amerikane në Kosovë mahnitet me Prishtinën (Foto)

Aktuale December 13, 2017 - 20:18

Ka dy net që nga ndezja e dritave në sheshet e Prishtinës.

Në prag të festave të fundvitit, si çdo vit tjetër edhe këtë herë Komuna e Prishtinë është përkujdesur që t’i japë edhe një pamje më të bukur gjithë qytetit.Por këtë pamje të bukur nuk po e shijojnë vetëm shqiptarët, pasi janë edhe përfaqësuesit e huaj në Kosovë të cilët thonë se Prishtina tani duket edhe më e bukur.

Duke publikuar një fotografi të pamjes së sotme, Ambasada e Amerikës në Prishtinë e ka bërë të ditur një gjë të tillë.“Prishtinë, po dokesh për mrekulli këtë mbrëmje! Po e shijojmë ecjen nën dritat e festave të fundvitit”, shkruhet në profilin e kësaj Ambasade në Facebook.

Image