Inspektorët e komunës kontrollojnë marketet e Drenasit

Aktuale December 13, 2017 - 19:39

Komuna e Drenasit ka njoftuar të gjithë qytetarët se për shkak të festave të fundvitit, Drejtoria e Inspekcionit konform Ligjit për Mbrojtje të Konsumatorit ka filluar me aksionin për kontroll të artikujve ushqimor në të gjitha marketet e komunës.

Komuna ka njoftuar se,gjatë këtyre ditëve shuma e artikujve të konfiskuar është në sasi prej 16.220 kg si dhe 42 litra pije, gjithësejt 146 produkte të ndryshme me afat të skaduar.

“Ndaj subjekteve që nuk mbajnë në kontrollë kushtet e ruajtjes dhe afatizimin e artikujve ushqimor janë marrë masat ndëshkuese sipas Ligjit Sanitar të Kosoves në fuqi, me nr. 2003/22, ku deri më tani shuma e gjobave të shqiptuara është mbi 500 euro”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.

Komuna ka kërkuar nga qytetarët e Komunës së Drenasit se në rast të hasjes në produkte ushqimore me afat të skaduar, menjëherë të lajmrojnë në Drejtorinë për Inspekcion me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe interesave ekonomike të konsumatorit.Nr kontaktues të Drejtorisë së Inspekcionit:
Tel: 045 975 597
Tel:03820040806
Tel.03820040901