Apostolova kërkon shkarkimin e zyrtarëve të korruptuar

Aktuale December 11, 2017 - 12:25

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se prioritetet e Kosovës në muajt ne vazhdim duhet te jenë në sistemin e drejtësisë dhe reformat ne arsim.

Këtë deklaratë, Apostolova e bëri gjatë takimit të Forumit të Lartë të organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian.

“Ne jemi të interesuar për të mbështetur sistemin e drejtësisë në Kosovë. Qeveria ka bërë shumë në zbatimin e plotë të ligjit, në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto do t’i qoj në raportin e vitit 2018”, ka thënë ajo, raporton arbresh.info.

Apostolova ka shtuar se sa i përket shkarkimit të zyrtareve që shkelin ligjin do të kërkohet një përshpejtim në këtë drejtim, në mënyrë që të veprohet kundër tyre.

Ajo ka kërkuar lehtësim në punët e gjyqësorit dhe prokurorisë.

Shefja e BE-së po ashtu ka kërkuar më shumë punë në sektorin e arsimit.