Haradinaj nesër në Prizren, viziton shkollën e Erdoganit

Aktuale December 10, 2017 - 22:41

Kryeministri Ramush Haradinaj do të vizitojë të hënën Shkollën Ndërkombëtare “Maarif” në Prizren. Shkolla është hapur nga regjimi i Erdogan nëpërmjet Fondacionit Maarif në përpjekje për t’i zëvendësuar shkollat e Fetullah Gylenit, klerikut që Turqia e ka shpallur terrorist.

Shkolla Ndërkombëtare “Maarif” në Prizren pret nesër në mesditë kryeministrin Ramush Haradinaj.

Shkolla është hapur nga Fondacioni Maarif, nëpërmjet të cilit shteti turk dhe presidenti Recep Tayyip Erdoëan tentojnë të zëvendësojnë shkollat e fondacionit ‘Hizmet’ të Fetullah Gylenit.

Republika e Turqisë po bën përpjekje që përmes Fondacionit “Maarif” të vendosë institucionet arsimore në vendet e ndryshme nëpër botë, e sidomos aty ku funksionojnë shkollat e lëvizjes së imamit turk, Fetullah Gulen, përfshirë Kosovën.

Fondacioni “Maarif” është i vetmi, i cili është i autorizuar që të zhvillojë aktivitetet arsimore të Turqisë, jashtë këtij vendi ndërsa në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë më parë kishin deklaruar se këto shkolla veprojnë në përputhje me ligjet e Kosovës.