Bulliqi s’merret veç me kufi, por edhe nëse femrat duhet zbuluar belin

Aktuale December 10, 2017 - 21:15

Kryetari i Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e kufijve, Shpejtim Bulliqi, ishte kryetemë e këtyre muajve, e mbase edhe dy viteve të fundit.

Në fillim aktual e bëri kundërshtimi që i bëri demarkacionit nga pozita e deputetit të LDK’së, e më pas edhe emërimi në krye të komisionit të emëruar nga Haradinaj, shkruan gazetametro.net.

Kjo e bëri që Bulliqi të jetë shpesh në faqet e para të gazetave, e madje disa e konsideronin si faktorit determinues të së ardhmes së Kosovës, pasi demarkacioni që varej nga ai ishte kusht për vizat.

Por Bulliqi përveç kufijve, është marrë edhe me diçka tjetër, e që nuk duket dhe aq shkencore. Bëhet fjalë për një libër të klasës së pestë ku Bulliqi ishte recensent dhe ku në të bëhej një pyetje që po konsiderohet si tendencioze.

‘Pse femrat që zbulojnë belin rrezikojnë të mbeten sterile?’, është pyetja që gjendet në librin e klasës së pestë ku Bulliqi është recensent, e që u raporua si tendencioz.

Forma e tillë e të parashtruarit pyetje u pa si jo e duhur pasi për këtë pyetje nuk sqarohej asgjë në libër. Për të nuk kishte pasur përgjigje as Ministria e Arsimit.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që libra shkollor kanë përmbajtje kontraverse.

Image
Image