Vetëvendosje ndahet në tre grupe

Aktuale December 10, 2017 - 18:35

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, Arton Muhaxheri ka shkruar në rrjetin social Facebook se në Vetëvendosje ka një problem të pa riparueshëm, shkruan Gazeta Blic.

Sipas Muhaxherit, problemi qëndron që në VV ka tre grupe njerëzish, ata që janë me Albin Kurtin, ata me Shpend Ahmetin dhe Dardan Molliqaj si dhe grupi tjetër që nuk ka guxim të pozicionohet.

Në fund, ai ka shkruar se fundi nuk do të jetë i lumtur për këtë parti.

Statusi i tij i plotë:

Image

Ne VV problemi eshte i permasave të pa riparueshme, e vetmja dilemë është kush me kë po bëhet dhe ne kete faze kemi tri grupe njerëzish; ata qe kanë marre ane nga Albini, ata qe kanë marre ane nga Shpendi dhe Molliqaj si dhe ata qe nuk kane guxim te pozicionohen.

Grupin e atyre te pa pozicionuar ne perqindje te madhe e kontrollon Dardan Molliqaj, sepse shume nga ata i ka punesuar ose ka material per ti shantazhuar.

Ajo qe dihet sigurte eshte se fundi nuk do te jete i lumtur.