Kur Dërguti lëvdonte Kurtin: I artikuluar, i guximshëm e besnik – s’ka rival

Aktuale December 08, 2017 - 20:17

Aida Dërguti i ka kërkuar falje kolegut të saj, Albin Kurti, pasi e ka ofenduar në një bisedë në Viber me disa deputetë të Vetëvendosjes, duke e quajtur “mut”.

Deputetja Dërguti në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se i kërkon falje Albin Kurtit, por ka shtuar se ka një vit që brenda Vetëvendosjes ka mospajtime të mëdha.

Por, vet Dërguti, vetëm disa muja më parë, kur Albin Kurti ishte kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës, kishte lëvduar Kurtin me fjalët më të mira.

Ajo, e ftuar në emisionin “Magazina Zgjedhore” në televizionin Klan Kosova, theksonte se Kurti është “njeri i artikuluar, i guximshëm e besnik”.

Lëvdatat nga Dërguti për Kurtin vazhdojnë.

“Nuk shoh rival ndaj Albin Kurtit, ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Është njeri i artikuluar, është i guximshëm, besnik karshi zotimeve që ka pasur. Pa problem ai e përballon këtë garë”, ishte shprehur Dërguti.