Haradinaj i drejtohet në serbisht deputetes, ja çfarë i thotë!

Aktuale December 07, 2017 - 17:55

Deputetja e  Kuvendit të Kosovës, Emilia Rexhepi në seancën e Kuvendit tha se ka besim në kryeministrin Ramush Haradinaj dhe punën e tij, shkruan Gazeta Blic.

”I besoj këtij Kryeministri dhe e di që ka një barrë shumë të madhe”, tha Rexhepi.

Ndërsa, pas saj foli kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj që tha se shqiptarët i respektojnë minoritetet.

”Të gjithë në Kosovë e dinë se shqiptarët janë të gatshëm dhe t’i respektojnë të gjitha minoritetet që jetojnë në Kosovë, dhe po ashtu kjo ndjenjë është prezentë edhe këtu në Qeveri dhe me këtë dua të theksoj që çdo ditë ta çmojmë njëri-tjetrin sepse çdo ditë po punojmë për qytetarët tanë”, tha kryeministri.

Në fund, Haradinaj e falënderoi Rexhepin për bashkëpunimin.

”Të falënderoi ty për bashkëpunimin e sinqertë dhe popullin në përgjithësi”, përfundoi kryeministri.