Kështu u prit vetëvrasja e Praljak në vendlindjen e tij

Aktuale December 02, 2017 - 16:14

Në sheshin kryesor të qytetit që është më së shumti i qetë, Caplinjë shumë persona kanë ndezur qiri dhe kanë kujtuar ish-gjeneralin kroat të Bosnjës Slobodan Praljak.

Vetëvrasja dramatike e gjeneralit kroat Slobodan Praljak duke pirë helm teksa ishte në gjyq ne Hagë dhe në transmetim të drejtpërdrejt televiziv ka tronditur mbarë opinionin publik botëror. Ka dyshime se Praljak ka pirë cianid kaliumi dhe se kjo gjë i ka shkaktuar atij vdekjen.

Prokurorët holandezë thanë se Praljak pasi ka pirë helmin e fortë ka pësuar dëmtim të rëndë në zemër dhe kjo gjë ka shkaktuar vdekjen e tij. Por reagimet në Bosnjë dhe në Herzegovinë, në qytetin e tij të lindjes në Caplinja dhe në Mostar janë të ndryshme dhe të shumëllojshme. Një zyrtar komunal në Caplinja ka thënë se në atë vend ngjan sikur është ndaluar koha, pas asaj që ndodhi në Hagë. Kështu tha Miro Jovanoviç.

“Këtu ngjan sikur çdo gjë ka ndaluar. Ai ishte një prej nesh dhe se vdekja e gjeneralit na bën të hidhur. Ai vdiq nga padrejtësia”. Në ëapljina, që shtrihet pranë lumit të gjerë të Neretvës midis Mostarit dhe bregut të Adriatikut, dënimi 20-vjeçar i Praljakut shihet si një gabim tronditës i drejtësisë. Kjo është një zonë e njohur si epiqendra e nacionalizmit kroat, madje ku ka shumë njerëz që lavdërojnë ustashët e Kroacisë, lëvizja fashiste në Luftën e Dytë Botërore. Në këtë vend e quajnë Praljakun, sidomos zyrtarët dhe zyrat si hero.

Madje atij i janë bërë edhe nderime, teksa në komunë është varur një flamur kroat dhe se aty është shkruar “heroi ynë”, kurse njerëzit ndezin qiri në formë të nderimit, shkruan “Guardian”.

“Ne ishim së bashku në luftë kur luftova. Ai nuk ishte fajtor “, thotë Ivan Buntiq, 59 vjeç, pasi hapi dyqanin e tij në buzë të qytetit të vjetër të ëapljina. “Ai ishte një njeri i veçantë, si një hero grek. Ndoshta ai e dinte se krimet e luftës po ndodhnin, por ai nuk mund të bënte shumë – ai ishte ai që po përpiqej të rivendoste rendin.

Gjithkush kishte ushtri, të gjithë kishin kampe përqendrimi. ” Praljak u shpall fajtor për krime lufte në luftën e Bosnjës 1992-1995, një nga gjashtë kroatët etnikë të dënuar nga gjykata e Hagës, të cilët, siç thanë prokurorët, ishin “pjesëmarrës kyç në një ndërmarrje të përbashkët kriminale për pastrimin etnik të myslimanëve boshnjakë”.

Ai ishte i përfshirë në rrethimin e Mostarit, gjatë të cilit Ura e Vjetër e shekullit të 16-të u shkatërrua nga granatat kroate. Kroatët përbëjnë rreth 16% të popullsisë së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe shumë mendojnë se kuadri i krijuar në fund të luftës i dëmton ata në kurriz të myslimanëve boshnjakë dhe serbëve dhe se krimet e luftës kundër kroatëve kanë mbetur pa u ndëshkuar.

Më të shumtë njerëzit mendojnë se ajo vetëvrasje ishte heroike, kurse njerëzit në ato anë rrallë i gjejnë me mendjen që ta gjykojnë ish-gjeneralin apo të thonë fjalë të këqija për të. Sidomos zyrat e nderojnë shumë dhe politikanët, që thonë se ishte karizmatik dhe nuk e shajnë, një shenjë e nacionalizmit të thellë që mbizotëron thuajse kudo në Ballkan.