Haziri: Suksesi më i madh i Qeverisë, emërimi i 101 zëvendësministrave

Aktuale December 02, 2017 - 15:35

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, suksesin më të madh të qeverisë “Haradinaj” e ka cilësuar emërimin e numrit të madh të zëvendësministrave, shkruan "Zeri.info".

“Suksesi më i madh i kësaj qeverie është që për 100 ditë i ka bërë 101 zëvendësministra dhe ka thyer rekordin e zëvendëskryeministrave. Asnjë proces përpara nuk e ka çuar”, ka nënvizuar ai.  

Haziri më tej, duke folur rreth rrëzimit të Qeverisë, ka thënë se pranvera është duke u ofruar. Pranverën si kohë për ta rrëzuar Qeverinë e kishin përmendur edhe më herët përfaqësuesit e opozitës.

“Po vjen pranvera ngadalë-ngadalë. E rrëzon vetveten ajo, zakonisht në Kosovë kur është PDK-ja dhe AAK-ja e rrëzojnë vetë Qeverinë, s’ka nevojë t’ua rrëzojë askush. I mbledhin vetë nënshkrimet, e shpërndajnë Parlamentin, me dorë të vetë do ta shpërndajnë”, është shprehur ai. /Zeri/.