LDK dhe PDK ankohen për manipulim të votave nëpërmjet ‘trenit bullgar’ në Prishtinë dhe Prizren

Aktuale November 29, 2017 - 13:59

Përfaqësuesi i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti, si dhe ai i PDK-së, Betim Gjoshi, janë ankuar për manipulim të votave në Prishtinë dhe Prizren nëpërmjet metodës së ashtuquajtur “treni bullgar”, raporton portali Zeri.info.

Sipas përfaqësuesve të LDK-së dhe PDK-së kjo metodë e manipulimit me vota bazohet në disa zarfe të zbrazura të gjetura.

Por, pretendimet e tyre janë kundërshtuar ashpër nga përfaqësuesi i VV-së në KQZ-së, Adnan Rrustemi. Sipas tij, në secilën komunë kanë gjetur zarfe të zbrazura gjatë numërimit të votave me kushte, të votave të personave me aftësi të kufizuara, etj.

Rrustemi madje ka kundërshtuar që KQZ të votoj për certifikimin e rezultateve veç e veç, me arsyetimin se po shfrytëzohet ky institucion i pavarur për interesa politike. /Zëri/