Haradinaj: Ti japim hapësirë produkteve vendore, prodhuesit nuk janë më vetëm, Qeverinë e kanë përkrahë

Aktuale November 29, 2017 - 13:46

Po mbahet manifestimi ‘Javët e Biznesit kosovar’ organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve.

Në ceremoninë solemne të këtij aktiviteti po merr pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, Bedri Hamza, Besim Beqaj, Dardan Gashi.

Agim Shahini nga AKB, tha së ky projekt mbahet nën patronatin e Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe përkrahet nga ministritë e Kosovës, kuvendi komunal, bizneset dhe mediat.

‘Objektivat e AKB-së janë të promovoj ekonominë kosovare, njëkohësisht të inkurajoj Qeverinë për të krijuar hapësirë për zhvillim të vendit’ tha Shahini.

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Hardinaj tha së premtim që e kemi dhanë është se prodhuesi i Kosovës nuk është më vetëm, ka përkrah Qeverinë e Kosovës.

‘Jemi të gëzuar  që lirimi prej tatimit, teknologjia, derivatet hyjnë në fuqi së shpejti, jemi të interesuar që se shpejti kjo të ndodhë edhe për fermerët’, tha Haradinaj.

Image

Kryeministri  po ashtu tha së produktet vendorë duhen të kenë përparësi, raporton Zeri.info

‘Inkurajoj të gjithë juve për të arriturat, te insistoni qe atë profit ta vazhdoni tutje, Qeveria është në krahin e juaj, ju na mundësoni me u zhvillu, zyra e çdo ministri është zyra e juaj nuk jeni vetëm, duhet të ftojmë investitor të jashtëm, duhet të jemi bashkë që të bimë investime’./Zeri