Albright: Sot u përmbush drejtësia që iu premtuam nënave të Srebrenicës

Aktuale November 22, 2017 - 19:35

Ish-serketarja e SHBA-ve, Madeleine Albright ka thënë se dënimi ndaj gjeneralit serb, Ratko Mlladiq nga Gjykata e Hagës përmbushi premtimin për drejtësi që kishin bërë 25 vjet më parë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë drejtësia që iu është premtuar nënave të Srebrenicës tani është vendosur, transmeton lajmi.net.

Shkrimi i saj i plotë:

Pas masakrimit të burrave, grave, dhe fëmijëve të pafuqishëm në Bosnje, Ratko Mlladiq iku dhe u fsheh për shumë vite.

Tani, ai do të kalojë gjithë jetën e tij në burg.

Zemra ime është me popullin e Bosnjës, veçanërisht me vejushat dhe nënat që shikuan vendimin.

Përderisa të dashurit e tyre nuk do të ringjallen, drejtësia që premtuam 25 vjet më parë tani ka ardhur.

Që nga sot e tutje, procesverbali është i qartë, dhe fakti se Ratko Mlladiq ka kryer krime lufte nuk mund të vihet në pikëpyetje.

Shpresa ime është se ky verdikt do të ndihmojë në procesin e pajtimit, sepse pajtimi mund të vijë vetëm kur fajësia kolektive shlyhet dhe është caktuar fajësia individuale.

Nëse ata që kanë kryer këto krime sillen para drejtësisë, mëkatet e një brezi ka më pak gjasë që të mbahen kundër gjeneratës së ardhshme dhe cikli i mizorive përfundimisht mund të prishet.