Daçiq thotë se Guinea Bissau e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Aktuale November 21, 2017 - 18:24

Lufta e pakompromis e Serbisë ndaj shtetit të Kosovës po vazhdon, e tash sidomos në fushën e njohjeve.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se pas një komunikimi që ka pasur me kryeministrin e Guinea Bissau, ky shtet ka vendosur ta tërheq njohjen për Kosovën.

“Kryeministri i Guineas më njoftoi sot se e kanë tërhqur njohjen e vitit 2011 për Kosovën”, tha Daçiq, transmeton lajmi.net

Sipas ministrit serb, Guinea sot e ka dërguar në Kosovë dokumentin ku bëhet e ditur tërheqja e njohjes.

Ndryshe, edhe shteti i Surinamit pas presioneve serbe thuhet se e ka tërhequr njohjen për Kosovën.

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj gjatë ditës reagoi duke thënë se s’mund të ketë dialog Kosovë-Serbi nëse këta të fundit vazhdojnë të lobojnë në këtë mënyrë.