Flet motra e Dukagjin Goranit, pas lajmit se ishte pjesë e bartjes së votuesve si një OJQ

Aktuale November 20, 2017 - 21:56

Kandidatja për Asambeliste në Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e Vetëvendosje, Visare Gorani dhe njëherit motra e deputetit Dukagjin Gorani në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka mohuar se ka qenë pjesë e organizimit të bartjes së qytetarëve në votime.

Sipas Goranit ajo ka pasur mjaftueshëm miq për ta votuar për asamble.Madje ajo e ka quajtur si non sens këtë bartje kinse të Vetëvendosjes.
“Po çfarë bartje kjo është non sens!”, tha ajo.“Jo, nuk kam qenë pjesë e organizimit të bartjes së qytetarëve në votime.

Kam miq dhe mikesha që më kanë votuar për asamble”, ka deklaruar ajo.Gorani ka thënë se ftesën për qytetarët për të dalë në votime e ka pasur në rrjetin e saj social në Facebook.“Ftesën për qytetarët që të dalin në votime e kam pasë në facebook. Besoj se është e drejtë që qytetarët duhet të dalin e të votojnë për kandidatin/en e preferuar’, ka përfunduar ajo, raporton Gazeta Blic.

Ndryshe në media është raportuar se në listën e organizimit të bartjes së qytetarëve nga ana e Vetëvendosjes në emër të një OJQ-je, është edhe emri i Visare Gorani-Gashi e cila është motra e deputetit Dukagjin Gorani.