230 euro pension për viktimat e dhunës seksuale

Aktuale November 15, 2017 - 14:32

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ndajë nga 230 euro për personat e dhunuar gjatë luftës se fundit në Kosovë, raporton zeri.info.

Me këtë rast, ministri i punës dhe mirëqenies sociale, Skender Reçica, ka thënë se këta persona do ta fitojnë të drejtën për ta marrë pensionin pas shqyrtimit të aplikacioneve, që do të bëhen në sekretarinë e komisionit qeveritar.

LEXO EDHE: Qeveria voton për ndryshimin e ligjit për prokurorin e shtetit

Ai tutje, ka thënë se këta persona do të kenë trajtim ligjor.

"Kjo kategori do te ketë trajtim ligjor nga institucionet e Republikës së Kosovës", theksoi ai./Zeri