Qeveria voton për ndryshimin e ligjit për prokurorin e shtetit

Aktuale November 15, 2017 - 14:19

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për prokurorin e shtetit.

Me këtë rast, ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se me këtë ndryshim do të rritet efikasiteti në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“Ky projektligj është pjesë e reformave tona. Projektligji ka për qellim ngritjen e efikasitetit në këshillin prokurorial. Do të shikohet emërimi i prokurorëve..”, ka thënë ai, raporton "Zeri.info".

Tahiri tutje, ka thënë se një gjë e tillë është bërë për qëllim qe të rritet numei i prokurorëve në prokurorinë speciale.

“Unë besoj qe me këtë projektligj do të arrihet lufta kundër krimit dhe korrupsionit”, ka shtuar ai. /ZËRI/