Haradinaj: Kosova ka humbur shumë kohë në zbatimin e agjendës evropiane

Aktuale November 10, 2017 - 11:39

Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan ka organizuar konferencën me temën “Agjenda për reforma evropiane: Raporti i progresit për qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit”.

Raporti prezanton ritmin e implementimit në këtë fushë, vonesat dhe sfidat me të cilat është përballur ky proces që nga nëntori 2016 e deri në muajin tetor 2017, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se qeveria që ai udhëheq nesër bënë 60 ditë punë. Ai më tej shtoi se kanë qenë të vetëdijshëm se Kosova është mbrapa në shumë çështje dhe se është humbur shumë kohë e sipas tij, për ta fituar kohën e humbur ka vendosur të marrin vendime të rëndësishme.

Haradinaj ka përsëritur se prioritet i qeverisë mbetet agjenda evropiane, duke pranuar se nuk ka pasur efekte reale në zbatimin e MSA-së dhe ERA-së në këtë periudhë, por që e arsehet se viti u karakterizuar me dy palë zgjedhje.

“Agjendave evropiane është prioritet yni, nuk ka qenë e lehtë nga një qeveri e re që MSA dhe ERA të marrë shtyllën e qeverisjes. Duke qenë se viti 2017 ishte pa efekte reale në ERA për shkak të zgjedhjeve ne kemi rritur punë sa i përket kësaj çështje dhe MSA-së”.

Kreu i ekzekutivit shtoi se fuqizimi i mandatit ligjor të institucioneve të drejtësisë është thelbësore në përmbushjen e agjendës evropiane.

“Sundimi i ligjit është me rëndësi që me ju dhanë fuqinë institucioneve që me ndi fuqinë ligjore që i kanë dhe me filluar këtë përgjegjësi me kthyer në veprime konkrete. Fuqizimi i mandatit ligjor të institucioneve të drejtësisë është thelbësore në këtë drejtim. Legjislacioni është i nevojshëm për rend dhe ligj, kemi ligje shuam të rëndësishme dhe të nevojshme me sugjerime të marra nga BE, por edhe nga EULEX”.

Për tu arritur këto qëllim, Haradinaj tha duhet të krijohet një ADN e mirëqeverisjes që i mbijeton kohës, ngase Kosova ka vuajt edhe vuan me kapacitetin implementues.

“Qeverisja e mirë, duhet të krijohet një ADN e mirëqeverisjes që i mbijeton kohës, Kosova ka vuajt edhe vuan me kapacitetin implementues, problemi qëndron në zbatim edhe pse kemi ligje të mira, zbatimi duhet të kuptohet si detyrë, obligim”.

Ai foli edhe për takimin e 17 nëntorit që do të zhvillohet në Brukesl, raporton EO.

“Kemi përgatitur një dokument të shumë prioriteteve që dalin nga MSA shumë voluminoz, kemi të interesuar që të marrim mendimin e institucioneve të BE-së. Kosova nuk ka alternativë veç BE, po kërkojmë status të kandidatit, por meritor, do të aplikojmë vitin e ardhshëm. Kjo mundëson me hapjen e kapitujve në bazë të të cilit punojmë bashkë”.

Image