Priten gjetjet nga Komisioni i ri për Demarkacion

Aktuale November 05, 2017 - 18:49

Kryeministri, Ramush Haradinaj, por përballet me një situatë jo të lakmueshme në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi.

Haradinaj derisa ishte në opozitë kundërshtoi zëshëm këtë marrëveshje, por tani që mban postin e kryeministrit, është adresa në të cilën tashmë kanë arritur kërkesat e faktorit ndërkombëtar dhe  vendës për ta miratuar dokumentin e nënshkruar në vitin 2015 nga ish kryeministri, Hashim Thaçi, i cili së fundmi ka bërë thirrje për ta ratifikuar marrëveshjen me Malin e Zi.