Kosova së shpejti me qasje në të dhënat e Tribunalit të Hagës

Aktuale October 31, 2017 - 11:47

Prokuroria Speciale e Kosovës në një të ardhme të shkurtër do të ketë qasje në të dhënat e Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës që ndodhën në konfliktin e fundit në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të  ditur prokurorja Drita Hajdari nga Prokuroria Speciale e Kosovës Në konferencën ”Qasja në drejtësi dhe reparacione për të mbijetuarat e dhunës seksuale të ndërlidhur me konfliktin”, që po mbahet në Prishtinë.