Sali Berisha status inkurajues për nxënësin gjilanas

Aktuale October 29, 2017 - 20:24

Kryetari i PD-së Sali Berisha i ka kushtuar një status në “Facebook” nxënësit gjilanas Peon Sadiku.

Ky i fundit ishte bërë i njohur me realizim të disa storieve ai dhe filmave për fëmijë, me të cilët u shpërblye disa herë në festivale të ndryshme.

Ky është statusi i ish Kryeministrit Berisha:

Miq, ju ftoj te pershendesim djaloshin qe pozon para shtatores se tribunit legjendar Azem Hajdari.

Ai quhet Peon Sadiku, nxenes ne klasen e shtate ne Gjilan, gazetar i talentuar dhe regjisor i suksesshem filmash qe kane fituar çmime te para ne festivale nderkombetare.

Suksese Peon! sb