Ministrja Hoxha: Zbulimi i hershëm i kancerit do të thotë shpëtim

Aktuale October 28, 2017 - 16:31

Ministrja e Integrimeve Evopiane, Dhurata Hoxha në ditën kur edhe ka përfunduar muaji i luftimit për kancerin e gjirit ka bërë thirrje që askush nga gratë mos të lejoj që kjo sëmundje siç e ka quajtur ajo tinëzare të rrezikoj të ardhmen e grave.

Hoxha përmes një statusi në profilin e saj në facebook ka shkruar se ecja për solidarizim me gratë e prekura nga kanceri i gjirit, shërben si rikujtesë për secilën grua se mund të rrezikohet nga kjo sëmundje e rëndë.

Ky është shkrimi i plotë i saj në facebook:

“Ecja për solidarizim me gratë e prekura nga kanceri i gjirit, shërben si rikujtesë për secilën grua se mund të rrezikohet nga kjo sëmundje e rëndë.

Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit, do të thotë shpëtim, andaj, motra, nëna e vajza, mos lejoni që kjo sëmundje tinëzare, të rrezikoj rehatinë e lumturinë, familjen dhe të ardhmen tuaj”, ka shkruar Dhurata Hoxha.