Krasniqi ‘godet’ LDK-në: Për tri vjet në qeveri nuk i bëtë sigurimet shëndetësore e autostradën për Gjilan

Aktuale October 25, 2017 - 19:16

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka replikuar me deputetët e LDK-së të cilët kanë akuzuar qeverinë se po e heq nga buxheti autostradën për Gjilan, sigurimet shëndetësore.

Krasniqi tha se ka qenë qeveria e Isa Mustafës që për tri vjet asnjë gjë nga këto që po akuzohet sot, qeveria Haradinaj, nuk e ka kryer.

Ai ka kujtuar se LDK-ja kishte udhëhequr pikërisht me resorët e financave, infrastrukturën dhe shëndetësinë dhe ka pasur mundësinë t’i bëjë këto, raporton lajmi.net.

Krasniqi paraprakisht ka thënë se deputetët e LDK-së, sidomos ata të rinjtë kanë marrë trauma nga fitoret e PDK-së.

“Mos u ngutni shumë se më 19 (nëntor) është balotazhi e me 20 keni me përmend prapë PDK-në, për që ka me ju mujt në ato komuna që garon e edhe në ato komuna që nuk garon. Sepse po shohim tendenca që do e kanë me e mujt partine e vet e do partinë e kundërshtarit, por vendimet e PDK-së0 do të jenë vendimtare”, ka thënë Krasniqi.