LDK në 4 Komuna, VV në 3 Komuna, PDK në 2, AAK në 2

Aktuale October 22, 2017 - 19:14

 Sipas exit pollit të realizuar nga “Klan Kosova”, LDK do të shkoj në katër Komuna të mëdha në balotazh, duke e përfshirë Prishtinën, Gjilanin, Ferizajn dhe Pejën. Lëvizja “Vetëvendosje” do të jetë në garë të balotazhit në Prishtinë, Gjilan dhe Prizren, PDK në Prizren dhe Mitrovicë, ndërsa AAK në Pejë dhe Gjakovë, raporton portali Zeri.info.

Edhe kandidatja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, do të jetë në garë të balotazhit në Gjakovë, madje duke prirë para kandidatit të AAK-së. Në Mitrovicë do të jetë në garë të balotazhit Agim Bahtiri i AKR-së. /Zëri/