Komandanti i KFOR-it vizitoi Sekretariatin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës

Aktuale October 20, 2017 - 18:29

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Giovanni Fungo i bëri një vizitë sot Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ku është diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe mundësinë për të thelluar bashkëpunim e ndërsjellë në fushat e trajnimit, ushtrimeve dhe shkëmbimit të informative.

Ai u prit nga sekretari i Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Shpend Tërdeva, i cili shprehu falënderimin e tij më të thellë për vizitën e gjeneralit Fungo.

Sipas një komunikate të KFOR-it, ata diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe mundësinë për të thelluar bashkëpunim e ndërsjellë në fushat e trajnimit, ushtrimeve dhe shkëmbimit të informative. Vizita përfshiu edhe një prezantim të shkurtë të Qendrës së Situatave të KSK-së.

Pas takimit, Tërdeva dhe gjeneralmajori Fungo përshëndetën njëri-tjetrin dhe sekretari i KSK-së shfrytëzoi mundësinë që të shprehë mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm që KFOR-i po jep.