Nëna kosovare tentoi ta braktisë foshnjen

Aktuale October 18, 2017 - 20:54

Një nënë e re, identiteti i së cilës nuk është bërë publik nga policia, dyshohet se ka braktisur foshnjen e saj, të cilën e solli në jetë të hënën.

Ky rast falë informatave që kishin punëtorët social u parandalua shpejt nga policia.

Klan Kosova mëson se nëna e foshnjës mashkull, është një 20 vjeçare banore e një zone jashtë Prishtinës, por që po i kryente studimet në kryeqytet.

Ajo, sipas hetimeve të deritanishme, kishte pasur marrëdhënie me shume meshkuj.