Haradinaj: Demarkacioni, kusht i padrejtë i BE-së

Aktuale October 17, 2017 - 15:13

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, ka konsideruar se Demarkaconi është vënë si kusht i padrejtë nga BE-ja për liberalizim të vizave, raporton zeri.info.

"E kemi demarkacionin që mendoj se është një kusht i padrejtë,por besoj se do të gjejmë zgjidhje me Malin e Zi", ka thënë ai gjatë takimin me shefen e zyrës së BE-së Nataliya Aostolova.

Haradinaj më tej, ka thënë se Kosova ka edhe disa prioritete të tjera, siç është lufta kunder korrupsionit, transformimi i FSK-së në FAK.

"Jemi bashkëpërgjegjes për disa kritere. Por edhe ne i kemi disa prioritetesi është luftimi i krimit e korrupsionit, arsimin, transformi i FSK-së në Forca të Armatosura", ka shtuar ai./Zeri