Kërcënohet me jetë Arbana Xharra: ‘Kemi me ta hek flamen si Aulon Zekës’

Aktuale September 25, 2017 - 20:38

Ish-gazetarja dhe anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra është kërcënuar me jetë. Këtë e ka bërë të ditur vet Xharra në një postim të sajin në “Facebook.

Xharra ka publikuar mesazhin e kërcënuesit, ku thuhet se “Kurrgjë nuk të kemi rrahur, çka kemi me të rrah hala, jo me të rrah po kemi me ta hup flamën si Aulon Zekës”, thuhet në kërcënimin që e ka publikuar Xharra.

Xharra, ndërkaq, bëhet shpesh pre e kërcënimeve të ashpëra me jetë.

Madje ndaj Xharrës kërcënuesit nuk ishin ndalur, por me futjen e saj në PDK edhe ishte sulmuar fizikisht, gjë që kishte ngjallur reagim në publik.

Ndryshe, Xharra sa kishte qenë gazetare për shumë vjet dhe kishte shkruar për terrorizmin, e së fundi kishte pasur replika edhe me aktivistë të VV’së, për të cilët ajo nuk kishte drejtuar gishtin, mirëpo kishte thënë se ‘kanë nxitur’

Image

Image