Pse zgjedhjet gjermane kanë rëndësi për pjesën tjetër të botës

Aktuale September 24, 2017 - 14:02

 (CNN)- Gjermania është një nga aleatët më të vendosur të Amerikës. Por kancelarja gjermane Angela Merkel nuk është një tifoze e presidentit amerikan Donald Trump (e mbani mend mos-shtrëngimin e duarve gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë). Dhe duket sikur sfidanti kryesor i saj, Martin Schulz, e pëlqen Trumpin edhe më pak, duke mos u brengosur për kritikat ndaj Presidentit amerikan. Pra, duket se, pa marrë parasysh se kush fiton këto zgjedhje, marrëdhëniet SHBA-Gjermani ka gjasa të jenë të tendosura.

Gjermania është një ndër faktorët kyç në Evropë, ka ekonominë më të madhe dhe më të fortë në Bashkimin Evropian. Ajo konsiderohet, së bashku me Francën, si një nxitës i politikës së BE-së dhe një lojtar i fuqishëm në negociatat e Brexit. Duke folur për të, të dytë, Merkel dhe Schulz (ish-President i BE-së) duken të prirur për të pasuar një vijë të ashpër me Mbretërinë e Bashkuar mbi daljen e saj të afërt nga blloku i tregtisë.

Vëzhguesit e politikës kudo duan të shohin nëse pasionet populiste do të rindezen. Partitë e kryesuara nga Merkel dhe Schulz nuk janë lëvizje populiste me asnjë shtrirje, por shqetësimet lidhur me refugjatët dhe sigurinë mund të ndihmojnë në shtyrjen e AfD-së së djathtë (Alternativa për Gjermaninë) drejt parlamentit për herë të parë. Dhe ashtu si në zgjedhjet presidenciale të Francës më parë këtë vit, kushdo në një vend të shkatërruar nga lufta në Lindjen e Mesme apo Afrikë, që e shohin Gjermaninë si një vend strehimi, mund të pyesin veten se çfarë lloj mirëpritjeje do të marrin atje në të ardhmen, transmeton zeri.info

Gjermanët do të votojnë për të mbushur vendet në Bundestag, parlamentin me 598 ulëse të vendit. Cilido parti që fiton shumicën e vendeve do të përpiqet të formojë një qeveri koalicioni, dhe udhëheqësi i kësaj partie atëherë do të bëhet kancelar/e (ekuivalent me Presidentin e SHBA-së).

• Votuesit gjermanë do të hedhin dy vota në ditën e zgjedhjeve.

• Në votimin e parë ata do të zgjedhin nga një listë e kandidatëve vendorë për të përfaqësuar distriktin e tyre. Kandidati që merr më shumë vota në çdo rreth, fiton një vend në parlament. Gjysma e vendeve të Bundestagut (299) vendosen në këtë mënyrë.

• Për votimin e tyre të dytë, ata zgjedhin nga një listë e partive politike. Pjesa e mbetur prej 299 vendeve pastaj shpërndahen midis partive bazuar në përqindjen e votave të pranuara në mbarë vendin. Vetëm partitë që marrin më shumë se 5% të votave në nivel kombëtar mund të dërgojnë përfaqësues në parlament.

Cili është qëllimi i këtij sistemi të ndërlikuar? Kjo lejon votuesit të ndajnë votën e tyre midis partive. Ata mund të votojnë për një kandidat vendor nga një parti dhe të hedhin votën e tyre të dytë për një parti të ndryshme.

Partia e Merkelit, Bashkimi Kristian Demokratik i qendrës së djathtë dhe partia e saj simotër e Bashkimit Kristian Social, aktualisht kanë 309 vende në Bundestag. Ata kanë kaluar katër vitet e fundit në koalicion me Partinë Socialdemokrate të qendrës së majtë, e cila ka 193 vende, transmeton zeri.info

Kush mund të jetë kancelar?

Angela Merkel

Image

Kush është ajo: Merkel, sigurisht, është kancelarja aktuale e Gjermanisë që nga viti 2005. Ajo është liderja e parë femër e vendit, dhe ajo është mjaft popullore tani (kryeson me rreth 59% sipas një sondazhi të fundit). Nëse Merkel 62-vjeçare fiton, do të jetë mandati i saj i katërt në këtë post. Dhe nëse ajo do të shërbente në një mandat të plotë, ajo do të krahasohej me Helmut Kohlin si kancelari gjerman që ka shërbyer më së gjati pas pasluftës (16 vjet). Në kohën e saj në zyrë, ka pasur tre presidentë amerikanë, katër kryeministra në Mbretërinë e Bashkuar dhe katër presidentë francezë. Për ata që nuk janë adhurues të Presidentit aktual të SHBA, Donald Trump, ajo tani konsiderohet të jetë personi më i fuqishëm në botë.

Çfarë dëshiron ajo: Merkel ka një politikë mjaft liberale për refugjatët. Ajo është një përkrahëse e madhe e ekonomisë globale. Ajo dëshiron t'i ofrojë gjermanëve shkurtime të taksave (sidomos familjeve të reja). Ajo dëshiron të ulë papunësinë, por dihet se papunësia në ekonominë gjermane që lulëzon tashmë është shumë e ulët. Ajo gjithashtu dëshiron të punësojë mijëra oficerë të rinj të policisë në nivel shtetëror dhe federal. Merkel ka punuar si fizikane para se të hyjë në politikë.

Martin Schulz

Image

Kush është ai: Schulz, 61 vjeç, është ish-president i Bashkimit Evropian ( befasisht, nuk është tifoz i Brexit) dhe është relativisht i ri në udhëheqjen e Partisë Socialdemokrate të qendrës së majtë. Ai u zgjodh për të udhëhequr partinë e tij në janar. Schulz u zgjodh kryetar bashkie i vendlindjes së tij në Wurselen në vitin 1987 në moshën 31 vjeçare, por ka shpenzuar më shumë nga jeta e tij politike duke u marrë me çështjet e BE-së në Bruksel sesa në zyrën e tij Gjermani.

Çfarë dëshiron ai: Schulz, i quajtur nga disa si Bernie Sanders gjerman, dëshiron të rrisë taksat mbi të pasurit dhe të japë lehtësime tatimore për ata me të ardhura mesatare. Ai dëshiron që Gjermania të përdorë disa nga suficitet e saj buxhetore për investime në infrastrukturë dhe për të ndihmuar në avancimin e BE-së. Ai dëshiron që Shtetet e Bashkuara të tërheqin arsenalin bërthamor nga Gjermania.

Ai ëndërronte të bëhej futbollist profesionist (një dëmtim i rëndë në gju i shkatërroi atë ëndërr) dhe dikur kishte në pronësi një librari.

Pra, kush do të fitojë?

Merkel dhe partia e saj duket se do të shkojnë drejt fitores. Demokratët e saj të krishterë janë duke u votuar në mënyrë të vazhdueshme prej 35 deri 40 për qind, ndërsa social-demokratët e Schulz-it nga 20 deri në 25 për qind. Gjermanët duket se preferojnë stabilitetin e drejtuar nga Merkel si kancelare, veçanërisht me rritjen e lëvizjeve populiste në vendet e tjera evropiane dhe rritjen e incidenteve të terrorizmit në kontinent. Siç e tha një komentator politik, gjermanët nuk po kërkojnë një revolucion politik, prandaj ata ndoshta nuk do të rrezikojnë.

Çfarë ndodh më pas?

Ka argëtim dhe lojëra të ndërtimit të koalicionit. Për të formuar një qeveri, një parti politike duhet të fitojë më shumë se 50% të vendeve në parlament. Kjo ka shumë pak gjasa të ndodhë, pasi që në këto zgjedhje garojnë 42 parti. Pra, partia që përfundon me shumicën e vendeve (dhe ka të ngjarë që do të jetë Bashkimi Kristian Demokratik i Merkelit) do të negociojë me të tjerët për të formuar qeverinë. Këto negociata fillojnë më 25 shtator./Zeri