Ky është numri i kandidatëve për kryetarë komunash

Aktuale September 21, 2017 - 05:55

Rreth shtatë mijë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit për të fituar ulëse në kuvendet komunale.

Zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe zgjedhjet për kuvende komunale do të mbahen në 38 komuna të Kosovës më 22 tetor, sipas datës së caktuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në garën për kryetarë të komunave janë certifikuar më shumë se 200 kandidatë, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Ndërsa fushata për zgjedhje do të nisë zyrtarisht nesër nga ana e subjekteve politike, numri i të cilave në këto zgjedhje që do të marrin pjesë në zgjedhje me kandidatët e tyre ka arritur në 91.

LEXO EDHE: Apostolova: Nuk komunikoj me politikanë të akuzuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se do t’i kushtohet rëndësi e madhe vëzhgimit të zgjedhjeve, për çka ky Komision ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Bashkimin Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve.

Kurse koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV) ka bërë thirrje që KQZ-ja si dhe subjektet politike t’i edukojnë votuesit rreth mënyrës së votimit për të ulur numrin e fletëvotimeve të pavlefshme.

DnV-ja ka paralajmëruar se edhe në këto zgjedhje nëse nuk punohet në këtë drejtim do të ketë shumë fletëvotime të pavlefshme.   

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për “Zërin” se KQZ-ja është duke vazhduar me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit....(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës “Zëri”, si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)