Pasi kërkoi t’i shkruani në viber, Pacolli befason sërish me këtë veprim

Aktuale September 20, 2017 - 21:52

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AKR-së, Selim Pacolli, u ka bërë thirrje kundër kandidatëve të tij, Shpend Ahmetit, Arban Abrashit, Arbër Vllahiut, Lirak Çelajt dhe Shyqyri Bytyqi që t’i bashkohen në atë që ai e ka quajtur festë për fillimin e një gare demokratike dhe të sinqertë.

“E rëndësishme që në fund të fitojë Prishtina dhe qytetarët e saj”, tha ai.

Ja postimi i tij i plotë në Facebook:

“Të nderuar qytetarë,

Sonte, nga ora 23:00, jeni të ftuar në hapjen e fushatës zgjedhore që fillon nga ora 00:01.

Kam ftuar publikisht edhe të gjithë kundër kandidatët Shpend A. Ahmeti, Arban Abrashi, Arbër Vllahiu, Lirak Çelaj e Shyqiri Bytyqi që të bashkohen në këtë festë për të filluar një garë demokratike dhe të sinqertë.

E rëndësishme që në fund të fitojë Prishtina dhe qytetarët e saj!”