Haradinaj: Javën tjetër, plani qeverisës

Aktuale September 15, 2017 - 14:11

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se javën tjetër do ta shpalos programin qeverisës, raporton zeri.info.

"Opinioni dhe qytetarët janë në dijeni se ne e kemi incizuar situatën dhe tani javën që po vjen do ta keni në parlament edhe planin qeverisës", ka deklaruar Haradinaj pas takimit me Thaçin.

Ndërkohë, ka thënë se Kosova ka shumë detyra për të bërë, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Haradinaj më tej, tha se Kosova tashmë është kthyer në binarët e saj./Zeri