Merkel uron Haradinajn

Aktuale September 13, 2017 - 16:21

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka uruar kryeministrin e ri kosovar Ramush Haradinaj.

Në njoftimin e kryeministrisë theksohet se Merkel i ka përmendur detyrat e vështira të Haradinajt, duke përfshirë edhe demarkacionin me Malin e Zi.

Ajo i ka kujtuar edhe detyrën për përmirësim të situatës ekonomike si dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në urimin e Kancelares Merkel thuhet:

“I nderuari Zoti Kryeministër,

Ju uroj për zgjedhjen tuaj Kryeministër,
Para Jush dhe Qeverisë suaj dalin detyra të rëndësishme dhe të vështira. Ngritja dhe forcimi i shtetit ligjor, përmirësimi i situatës ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi si dhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendjen tuaj. Këta janë hapat tuaj qendror për forcimin e perspektives evropiane të Kosovës. Qeveria Federale edhe më tej do t’ju përkrahë në këtë rrugë.

Për mandatin tuaj të dytë ju dëshiroj fat dhe sukses

Me nderime,
Angela Merkel,
Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë”