Mësohet emri i kandidatit të Nismës për kryetar të Prishtinës

Aktuale August 22, 2017 - 23:13

Në kohën kur kane mbetur edhe pak orë deri në përfundimin e afatit për dorëzimin e listave me emrin për kandidatët për kryetar komune, edhe Nisma ka caktuar kandidatin për kryetar të Prishtinës.

Profesori i Ekonomisë Shyqri Bytyqi do të garojë për të parin e kryeqytetit në zgjedhjet e 22 tetorit.

Bytyqi do të përballet me Shpend Ahmetin nga VV, Arban Abrashin nga LDK, Lirak Çelajn nga PDK dhe Arbër Vllahiun nga AAK.