Haziri: LDK nuk i voton kandidatët që kanë projektuar rrëzimin e Qeverisë Mustafa

Aktuale August 20, 2017 - 19:05

Të enjten me 24 gusht pritet të mbahet seanca konstituive e gjashta me radhë e Kuvendit të Kosovës.

Seancat konstituive të thirrura më parë janë bojkotuar disa herë nga koalicioni PAN, ndërsa pritet që të enjten të jenë të pranishëm së bashku me të gjitha partitë e tjera politike.

Sa i përket kësaj, LDK duke mos dashur të komentojë nëse mendon se PAN i ka siguruar numrat e mjaftueshme ose jo për formimin e institucioneve, ajo thotë se PAN kësaj radhe duhet të jetë marrë pjesë në Kuvend.

Ndërsa, sa i përket votimit të kryetarit të Kuvendit, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një prononcim për Indeksonline thotë se LDK nuk e ka obligim të votojë kandidatin e PAN.

“LDK nuk ka asnjë obligim ta votojë kandidatin që e ka projektuar rrëzimin e Qeverisë së LDK-së”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, ata do e largojnë nga zyrat e Kuvendit kandidatin e PAN për kryeparlamentar.

“Përkundrazi ne kemi rrëzuar nga kandidatura për kryeministër të PDK-së dhe tash po ashtu do ta largojmë nga zyrat e Kuvendit. Ata që kërkojnë dy karrige, përfundojnë në mes (askund)!”, ka shtuar ai.