Brahimaj: Luftën e UÇK-së nuk mund ta njollosë askush

Aktuale August 14, 2017 - 21:43

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka reaguar pas deklaratave të deputetëve të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi e Dardan Molliqaj, për ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”, Brahimaj ka thënë se luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesë e së cilës ishte edhe vetë, nuk mund ta njollosë askush.

“Shqiptarët gjithnjë do të ndihen krenarë dhe me fat, që e patën UÇK-në dhe komandantët e saj që mundësuan lirinë e vendit”, ka shkruar Brahimaj.