Javën e ardhshme rikthehet i nxehti në Kosovë

Aktuale August 13, 2017 - 17:44

Pas gjithë të nxehtit të madh që mbretëroi në Kosovë javët e fundit, e shtuna dhe e diela janë karakterizuar me mot me shi.

Por me fillimin e javës së re, temperaturat e larta do të rikthehen përsëri, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Fillimi i javës do të jetë me diell dhe pjesërisht me vranësira, që sipas IHM-së temperaturat i përgjigjen mesatareve të viteve të tjera.

Temperaturat minimale do të regjistrohen në mes 13 dhe 16 gradë, kurse maksimalet do të sillet nga 26 deri në 32.

“Shtypja atmosferike do të jetë konstante në vlerat e normales me tendencë  të uljes në pjesën e dytë të javës. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare”, shkruan në komunikatën e IHK-së.