Nis takimi konsultativ mes partive, VV nuk merr pjesë

Aktuale August 09, 2017 - 10:11

Takimi i dytë konsultativ, ku pritet të diskutohet rreth seancës konstituive, ka filluar para pak minutash, raporton zeri.info.

Në këtë takim po marrin pjesë përfaqësuesit e koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN), ata të koalicionit LDK-AKR-Alternativa (LAA) dhe përfaqësuesit e  Listës Serbe dhe minoritetet e tjera.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje e ka bojkotuar këtë takim.

Përfaqësues të këtij subjekti ditë më parë, kanë thënë se nuk do të marrin në pjesë në këtë mbledhje, meqë sipas tyre, takimet konsultative janë krejtësisht të panevojshme për ta caktuar seancën. /Zeri