Jep dorëheqje Shukri Buja

Aktuale August 02, 2017 - 10:55

Kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, nuk do të qëndrojë më në postin që e mbante deri sot. Ai u dorëhiq, duke bërë të ditur se as nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme.

Këtë e konfirmojnë burime të gazetametro.net afër kabinetit të kryetarit të deritanishëm të Lipjanit. Metro ka provuar të kontakojë drejtpërdrejt me Shukri Bujën, por telefoni i tij ka qenë i paqasshëm.

Siç mësohet, Buja i ka radhitur një sërë arsyesh për dorëheqje në një letër që i ka dërguar të parit të partisë nga vjen dhe ai, Kadri Veselit.

Buja ishte zgjedhur kryetar i Lipjanit me një përkrahje të madhe. Madje, ai edhe për zgjedhjet e ardhshme gëzonte një përkrahje edhe nga partia, por që hoqi dorë pak muaj para këtyre zgjedhjeve./gazetametro.net.