Veseli: Institucionet formohen më 3 gusht

Aktuale July 26, 2017 - 19:24

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovcës, Kadri Veseli, ka deklaruar se institucionet e reja do të formohen më 3 gusht.

Veseli ka deklaruar për KosovaPress se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, do të votohet qeveria e re në krye me Ramush Haradinajn kryeministër.

“Të gjitha përgatitjet janë duke u bërë në bazë të Kushtetutës, ligjeve dhe rregullores së Kuvendit dhe me datën 3 gusht do të kemi formimin e institucioneve të Kosovës, përkatësisht konstituimin e Kuvendit, kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës dhe kryeministrin e ri të Kosovës, gjegjësisht Ramush Haradinajn”, tha Veseli.