BIK: Ja si do jetë xhamia

Aktuale July 25, 2017 - 13:43

Sekretari i BIK-ut, Resul Rexhepi, ka thënë që kanë bërë përzgjedhjen më të mirë të projektit për ndërtimin e xhamisë në Dardani, përderisa ka bërë të ditur që kjo do të jetë xhamia më e madhe në tëre Ballkanin.

“Xhamia qendrore e kryeqytetit nuk ka të bëj me asnjë parti politike, ajo është e besimtarëve. Kryeqytetit i duhet një xhami qendrore, e cila do të jetë më e madhja në Ballkan” ka thënë Rexhepi.

Tutje Rexhepi i ka bërë thirrje kuvendit për përkrahje lidhur me ndërtimin e kësaj xhamie.

“Kemi nevojë për përkrahjen tuaj. Të jeni të bindur që e kemi zgjedhur një xhami madhështore. Ne e dimë shumë më mirë se ju, se çka na duhet në këtë kohë” ka thënë Rexhepi.