Kërcënimi i frikshëm i të panjohurit: Do të hedh në erë aeroportin e Shkupit

Aktuale July 23, 2017 - 19:04

Një i panjohur ka telefonuar në aeroportin ”Aleksandri i Madh” në Shkup dhe ka shprehur kërcënime serioze për sigurinë e të punësuarve në këtë aeroport.

Sipas policisë, kërcënuesi ka thënë se ”Do t’u hedh të gjithëve në ajër”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga ana e shërbimit të IT-së është gjetur numri telefonik i kërcënuesit.

Policia ka ndërmarrë masa për të zbardhur rastin. Kërcënuesi është kontaktuar nga policia, por ka refuzuar që të identifikohet, duke vazhduar me kërcënime të njëjta.