PDK i përgjigjet pozitivisht ftesës së Thaçit

Aktuale July 20, 2017 - 21:12

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që përfundimisht të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi.

Këtë e ka konfirmuar për Zeri.info nënkryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi.

"Mund ta konfirmoj se ne si PDK do të marrim pjesë në takimin e thirrur nga Presidenti", ka thënë ai për Zeri.info.

Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi ka thirrur në takim të gjithë krerët e partive politike, për të diskutuar për datën e seancës konstituive. Takimi është thirrur për të hënën, duke filluar nga ora 10:00. /Zeri