Krasniqi: PAN s’mund ta përballojë Vetëvendosjen në opozitë më shumë se një vit

Aktuale July 20, 2017 - 19:12

Deputeti i legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, thotë se koalicioni PDK-AAK-NISMA nuk do të mund ta përballojë në opozitë Lëvizjen Vetëvendosje me 32 deputetë më shumë se një vit, transmeton Periskopi.

Krasniqi në Facebook shkruan se kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, nuk e kupton se ndryshimi ka ndodhur, pavarësisht se a i kanë apo jo numrat për formimin e Qeverisë.

Sipas tij, PAN nuk mund ta bëjë Qeverinë pa Listën Serbe. Ndërsa kjo e fundit nuk do të futet në Qeveri pa Zajednicën, gjë për të cilën thotë se nuk do të bëhet.

Lexoni të plotë shkrimin e tij në Facebook:

PAN nuk mund të bëjë qeveri pa Listën Serbe. Lista Serbe nuk futet në qeveri pa Zajednicën. Zajednicën nuk e realizuan dot as sa i kishin 80 deputetë se lëre më me 61.

VV-në me vetëm 16 deputetë, e përballuan vetëm 2 vite e gjysmë. Kurse tash me 32 deputetë nuk do ta përballojnë më shumë se 1 vit.

Ramushi nuk po e kupton që ndryshimi ka ndodhur, pavarësisht a i ka ai numrat apo jo.

Veç vonim, p’shtim s’ka