Halitaj: Haradinaj i interesuar të bëhet kryeministër, qoftë edhe për 100 ditë

Aktuale July 20, 2017 - 14:19

Nga ana tjetër, Agron Halitaj, njohës i çështjeve politike, njëherit kryeredaktor në portalin “Aktivpress”, ka vlerësuar se PAN nuk e ka aspak të lehtë ta formojë qeverinë.

“Është fakt noter se PAN-i e ka shumë të vështirë t’i krijojë institucionet e reja.  Nuk është problemi te sigurimi i dy apo tre deputetëve nga jashtë koalicioni sa për ta përmbushur kuotën e shumicës parlamentare, sa është problemi te pasiguria që ekziston te votat e Listës Serbe”, ka deklaruar ai për "Zërin".

Sipas tij, as lideri i PDK-së Kadri Veseli nuk e ka aspak të sigurtë se i ka votat për t’u zgjedhur në krye të kuvendit.

“E para, as Kadri Veseli nuk është i sigurt se ai ose dikush tjetër nga PDK mund të marrë votat e nevojshme për kryeparlamentar.  Dhe pa u kaluar ky hap, nuk ka sesi të kalohet në hapin e dytë, atë të votimit të Qeverisë që është edhe më i vështirë.  Është pak e pritshme që deputetët serbë, të cilët janë drejpërdrejt të ndikuar nga Serbia,  që do ta votojnë Haradinajn për kryeministër”, ka shtuar ai gjatë bisedës.

Andaj sipas Halitajt, nisur nga situata aktuale, kriza institucionale është pashmangshme dhe mund të zgjasë deri në përfundim të zgjedhjeve lokale. Ai më tej, ka konsideruar se Haradinaj tashmë është i interesuar që domosdo të vijë në krye të ekzekutivit, qoftë edhe për hiç më shumë se 100 ditë.

“Ramush Haradinaj ka menduar se ka fituar që ka bërë koalicion me PDK-në para zgjedhjeve. Tash ai është interesuar që me çdo kusht, qoftë edhe për vetëm 100 ditë qeverisje të bëhet kryeministër. Ai është i vetëdijshëm se gabimet e mëdha nuk u falen liderëve”, ka theksuar Halitaj./ZERI