Këto janë procedurat e presidentit për mandatarin

Aktuale July 17, 2017 - 20:40

Jurisiti dhe aktivisti i shoqërisë civile, Shkumbin Asllani ka treguar detajisht për procedurat nëpër të cilat duhet të kaloj Presidenti për tu dhënë dritën jeshile, formimit të institucioneve dhe dhënies së mandatarit.

Ai ka vënë në pah se Presidenti Thaqi ndodhet para një vendimi shumë të vështirë, duke e vlerësuar edhe si një “vetëvrasje politike”.

Lexojeni të plotë shkrimin e tij në rrjetin social facebook:

Pa-përgjegjësia politike; kushtetutshmërisht të sqaruar – proceduralisht politikë, e me Presidentin faktor!

36 ditë që prej mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme Kosova vazhdon të mbetet me vetëm një(1) institucion funksional, atë të Presidentit. Nëse në 2014 rastësisht Flora Brovina “vendoste” për kahjen politike në “mungesë” të qartësisë juridike procedural, sot, vendosin individë, egot e të cilëve janë më të rëndësishme se interesat politike të vendit.

Pas bllokadës gjashtë mujore të 2014 “tmerrit” të dhunes e debatit parlamentar të munguar përgjatë qeverisë Mustafa; pas skualifikimit politikë ndërkombëtar e izolimit total; pas dështimit për të kaluar cfarëdo teme “të madhe”, drama politike vazhdon të zhvillohet rreth individëve që e mbajnë Kosoven me ftyrë nga një krizë tjetër, por në rrethana krejt të tjera.

Kushtetutshmërisht jemi sqaruar. Presidenti merr vetëm vendim procedural për mandatarin e Qeverisë për të cilin vendim paraprakisht duhet të plotësohen kushtet ligjore/kushtetuese. Proceduralisht në afat 15 ditorë pasi të pranoj kërkesën zyrtare për mandatim të kryeministrit të ri, nga cilido subjekt ose koalicion parlamentar, Presidenti i kalon mandatin ati/asaj për formimin e qeverise së re, pa të drejtë interpretimi e kundërshtimi.

Proceduralisht, Presidenti “mirëmbanë” dhe siguron procesin në tre(3) hapa;

1. Presidenti sigurohet që rregullat dhe parimet kushtetuese respektohen. Fundamentale; vullneti i shumicës, uniteti popullor e stabiliteti i institucioneve.

2. Presidenti bënë gjithcka të mundshme që të evitoj kriza institucionale.

3. Presidenti i jep mandatin për Kryeministër personit i cili dëshmon se ka besimin e shumicës.

Cfarë gjithësecila do të thotë:

1. Presidenti respekton dhe i bindet rregullave kushtetuese dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Pa përjashtim. Në fyrmen e kushtetutshmërisë Presidenti respekton vullnetin e shumicës dhe ruan unitetin popullore sic do të thoshte Kenneth May duke: qene i paanshëm në dy mënyra: duke ruajtuar neutralitetin (trajtim të barabartë të cdo alternative për Kryeminister) dhe anonimitetin duke përdor sundimin e shumicës dhe të drejtën për t’u zgjedhur të gjithësecilit.

2. Duke u siguruar për dy elementet e lartëcekura Presidenti fillimisht ruan stabilitetin e institucionit të tij e pastaj sigurohet për stabilitet të institucioneve tjera qeverisëse. Hipotetikisht kalimi i pushtetit në një forcë të re politike është testi kryesor demokratik i Kosovës i cili detyrimisht kalon nëpërmes Presidentit. Megjithatë, nga nevoja për faktorizim politikë të brendshëm e ndërkombëtarë e dëshiren e skajshme për tu imponuar si lideri kryesor, Presidenti është para dy zgjedhjeve: Të kujdeset që stabiliteti institucional ruhet duke qene i paanshëm – duke ndjek proceduralisht detyrimin e tij kushtetues për t’u siguruar që qeveria e re formohet madje duke mandatu edhe ata që “nuk e njohin” që do i siguronte “njohjen”, ose të bëjë “vetëvrasjen” politike e presidenciale duke hezituar të mandatoj këdo tjetër i cili nuk përkrahet nga PAN duke shkel parimet kushtetuese dhe duke thelluar tutje krizen politike.

3. PAN si koalicion fitues relativ i zgjedhjeve merrë mandatin nga Presidenti për formimin e Qeverisë. Nese dështon, Presidenti mandaton një kandidatë tjetër nga cilido subjekt politikë parlamentar, koalicion para-zgjedhor ose pas-zgjedhor i cili garanton që mund të formoj qeverinë. Paraprakisht bindet, proceduralisht duke i kërku nënshkrimet nga cilido kandidatë. Parimi i “monotonicitetit” vendimi individual i secilit deputet kë të përkrahë të “materializuar” me nënshkrim. Diskrecioni i Presidentit nuk kalon përtej.

Në realitetin 18 vjecarë të lirisë e thuajse 10 vjecarë të mëvetësisë kemi pa histori që përsëriten nga të cilat pak ose aspak kemi mësu. Në më pak se 3 javë kohë për mbajtjen e mbledhjes konstituive të Kuvendit, shenjat e një krize të re e të një historie që po përsëritet janë evidente.

“Diskrecioni”(tashmë në kuptim politikë) i Presidentit dhe vendimet e ti procedurale mund të na “shpëtojnë” nga një krizë prej të cilës po rrezikohemi duke u faktorizu si lider politikë e President që përfaqëson unitetin e popullit. Cdo veprim tjetër i Presidentit cenon rendin juridik, imponon vullnetin politikë të qytetarëve dhe paraqet shkelje kushtetuese.

Image