Befasojnė senatorėt amerikanė: Ballkani s’ka zgjidhje pa Vuēiqin

Befasojnė senatorėt amerikanė: Ballkani s’ka zgjidhje pa Vuēiqin

SHPËRNDARJE

17 Korrik 2017 • 19:12 •

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Amerikë, ku sot ka zhvilluar takime me disa senatorë.

Ron Johnson dhe Chris Murphy i kanë dhënë përkrahje presidentit serb, duke thënë se asnjë çështje në Ballkan nuk zgjidhet pa Beogradin, transmeton lajmi.net

“Çështjet në Ballkan nuk zgjidhen pa Beogradin, presidenti Vuçiq mund të jetë lideri”, thanë ata.

Dy senatorët gjithashtu theksuan si shumë të nevojshëm bashkëpunimin nëdrmjet Amerikës dhe Serbisë, në mënyrë që edhe shteti serb të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Vuçiq ditë më parë deklaroi se në Amerikë, do ta hap edhe temën e Kosovës, dhe të gjendjes në Ballkan.