Haradinaj: Kam biseduar me LAA-në dhe Vetëvendosjen

Aktuale July 10, 2017 - 21:16

I nominuari i koalicionit PAN për kryetar të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se ka filluar konsultat me deputetë të zgjedhur të partive politike dhe zyrtarë të tjerë për formimin e institucioneve të reja.

“Kam pasur takime me LAA’në në këtë rast unë po e quaj me Lidhje Demokratike të Kosovës dhe partnerët, kam pasur kontakte dhe komunikim edhe me Vetëvendosjen, pra me deputetë të zgjedhur, me njerëz të tyre dhe njëkohëssht kam pasur takime e konsulta me komunitetet në këtë rast serbët e Kosovës, ata në Listën Serbe dhe njëkohësisht edhe komunitetet jo serbe”, tha Haradinaj në Klan Kosova.